Ndërlidhjet

logo-print

Afrika e Jugut: Paris Hilton lirohet nga akuza


Ylli i njohur Paris Hilton, është arrestuar në qytetin Port Elizabeth në Afrikën e Jugut, e dyshuar se ka përdorë marihuanë, por më vonë është liruar.

Arrestimi i saj ishte bërë pas ndeshjes Brazili – Holanda 1:2.

Policia tha se një shok i saj e jo Paris Hilton, kishte marrë drogë.

“Çdo gjë është në rregull, pasi nuk kam bërë asgjë”, tha Paris Hilton, e njohur për stilin e saj ekstravagant të jetës.

Ajo mëtutje theksoi se “e don Afrikën e Jugut, e veçanërisht gjatë Kampionatit Botëror”.
XS
SM
MD
LG