Ndërlidhjet

logo-print

OKB: KS debaton për Kosovën

  • RFE /RL

Kombet e Bashkuara

Kombet e Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i OKB-së të martën debaton për Kosovën. Nga ana tjetër, zyrtarët e BE-së e dënuan sulmin në Mitrovicë.


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka kërkuar një sesion të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të diskutuar për tensionet në rajon.

“Serbia edhe njëherë po ballafaqohet me sfida të mëdha në Kosovë. Qytetarët tanë në Kosovë janë sulmuar”
, tha Tadiq.

Ambasadori i Nigerisë në Kombet e Bashkuara, Joy Ogwu, që është kryesues i KS-së për këtë muaj, tha se Këshilli i Sigurimit do të njoftohet për incidentin, të martën më 6 korrik, dhe se në të do të jetë i pranishëm Boris Tadiq.

Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompoy dhe Ketrin Eshton, e kanë dënuar sulmin dhe kanë shprehur shqetësim për “incidentin tragjik dhe krejtësisht të panevojshëm në pjesën veriore të Mitrovicës”.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Van Rompoy, ka kërkuar “kthimin e menjëhershme të paqes” dhe u ka bërë thirrje “të gjitha palëve që të sillen me përgjegjësi”.

Shefja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton, i ka bërë thirrje policisë së Kosovës, që me mbështetjen e EULEX-it, “ta hetojë këtë incident dhe të sigurojë që kryerësit të nxirren para drejtësisë”.

Ky “mesazh i zonjës Eshton u është dërguar autoriteteve të Kosovës”, thuhet në deklaratën e një zëdhënësi të saj.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG