Ndërlidhjet

Kosovë: Bentler dhe Bogdanoviq e dënojnë incidentin


Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, dhe ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, kanë dënuar incidentet e së premtes në veri të Mitrovicës.

Ata kanë shprehur keqardhje për humbjen e jetës dhe shkaktimit të lëndimeve dhe kanë inkurajuar institucionet përkatëse që shumë shpejt t’i zbulojnë, aktorët e krimit.

Kjo u bë e ditur, përmes një njoftimi për media nga misioni i NATO-s në Kosovë, pas vizitës të cilën gjenerali gjerman Bentler ia bëri ministrit Bogdanoviq në veri të Mitrovicës.

Në takim është theksuar nevoja që të gjitha palët t’i shmangen përdorimit të dhunës dhe që të drejtën e të shprehurit ta bëjnë në mënyrë paqësore.
XS
SM
MD
LG