Ndërlidhjet

Kongo: Nga eksplodimi, së paku 220 të vrarë


Së paku 220 vetë janë vrarë në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos, kur një cisternë me naftë është përplasur dhe menjëherë ka eksploduar.

Autoritetet thonë se eksplodimi i sotëm ka ndodhur në fshatin Sange, afër kufirit me Burundin, kur njerëzit ishin afruar për të marrë naftë nga cisterna e përmbysur.

Cisterna pastaj eksplodoi, me ç’rast u vranë njerëzit dhe u ndezën shtëpitë e afërta.

Nga eksplodimi janë plagosur afro 100 vetë.
XS
SM
MD
LG