Ndërlidhjet

Irak: Bajden takohet me krerët politikë



Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, do të zhvillojë gjatë ditës takime me dy udhëheqësit kryesorë politikë në Irak, në përpjekje për të shpejtuar procesin e krijimit të qeverisë. Së pari Bajden do të takohet me kryeministrin Nuri al Maliki e më pas me rivalin e Malikit ish kryeministrin Ijad Allaui.

Politikanët irakianë nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të 7 marsit.
XS
SM
MD
LG