Ndërlidhjet

Irak: Bajden feston 4 Korrikun me trupat amerikane



Zëvendëspresidenti Xho Bajden po shënon ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara së bashku me trupat amerikane në Irak. I shoqëruar nga bashkëshortja, zëvendëspresidenti Bajden falenderoi dhe çmoi lart sakrificën e trupave, gjatë vizitës në bazën ushtarake amerikane Victoria, në afërsi të Bagdadit.

Gjatë ditës zëvendëspresidenti Bajden, do të zhvillojë takime me dy udhëheqësit kryesorë politikë në Irak, në përpjekje për të shpejtuar procesin e krijimit të qeverisë. Së pari Bajden do të takohet me kryeministrin Nuri al Maliki e më pas me rivalin e Malikit ish kryeministrin Ijad Allaui.

Politikanët irakianë nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të 7 marsit.
XS
SM
MD
LG