Ndërlidhjet

Netanjahu kërkon bisedime direkte me palestinezët



Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë do të kërkojë bisedime direkte me palestinezët.
Netanjahu udhëton nesër drejt Uashingtonit, ku të martën pritet të takohet me presidentin Barak Obama.

SHBA-të kanë ndërmjetësuar bisedimet jo të drejtpërdrejta mes palestinezëve dhe izraelitëve që nga muaji maj. Palestinezët nuk kanë treguar gatishmëri për takime direkte, pasi Izraeli nuk ka respektuar premtimin për ngrirjen e të gjitha aktiviteteve në vendbanimet hebreje në territoret e pushtuara.
XS
SM
MD
LG