Qeveria afgane njofton se janë vrarë 63 trafikantë droge dhe terroristë në jug të Afganistanit. Gjatë këtij operacioni janë shkatërruar 63 tonë drogë dhe lëndë kimike që përdoren në prodhimin e drogave.
Të njëjtat burime njoftojnë për 10 militantë të armatosur dhe trafikantë droge të arrestuar. Në mesin e tyre kishte dhe shtetas të huaj. Operacioni zgjati dy ditë dhe u zhvillua në jug të Afganistanit përgjatë kufirit me Pakistanin.