Ndërlidhjet

Jeremiç: BE s’është e gatshme për zgjerim



“Duket se Bashkimi Evropian po braktis konsensusin për vazhdimin e procesit të zgjerimit”, deklaroi shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç.

Ai shtoi se “megjithë entuziazmin për Serbinë në një numër shtetesh të BE-së, Këshilli i Ministrave të Unionit në takimin e fundit vendosi ta shtyjë dërgimin në Komisionin Evropian të kërkesës serbe për të marrë statusin e vendit kandidat”.

“Është për të ardhur keq se gjendja shumë e vështirë ekonomike dhe politike ka bërë që disa vende të jenë kapur nga një ngërç ekstrem sa i përket vazhdimësisë së zgjerimit”, tha Jeremiç për mediat serbe.
XS
SM
MD
LG