Ndërlidhjet

logo-print

Sejdiu uron Obaman për 4 Korrikun



Presidenti i Kosovës i ka dërguar një mesazh urimi presidentit amerikan Barak Obama me rastin e Ditë së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

“Ishin pikërisht principet e baballarëve themelues të shtetit Tuaj ato që prinë popullin amerikan dhe që premtojnë një ardhmëri të ndritshme për Shtetet e Bashkuara dhe për të gjitha ata që u besojnë idealeve tona të përbashkëta të lirisë dhe të paqes. Po ato principe e udhëheqin sot Kosovën dhe kjo lidhje e përbashkët në mes dy shteteve tona e ka shndërruar Kosovën dhe popullin e saj në aleatin më të palëkundur që Shtetet e Bashkuara kanë sot dhe do të kenë përherë në të ardhmen”, thuhet në urimin e presidentit Sejdiu.
XS
SM
MD
LG