Ndërlidhjet

logo-print

Klinton arrin në Armeni



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka arritur në Armeni, ku ka biseduar me homologun e saj Eduard Nallbandian e më pas do të takohet dhe me presidentin e vendit.

Klinton udhëtoi drejt Jerevanit nga Bakuja, ku u takua me presidentin e Azerbaxhianit, Ilham Aljev dhe me grupe të shoqërisë civile. Klinton ka shprehur gatishmërinë e Uashingtonit për gjetjen e zgjidhjes mes Azerbaxhianit e Armenisë rreth konfliktit në Nagorni Karabak. Ky i fundit është rajon në Azerbaxhian me shumë dërrmuese armene.

Klinton po zhvillon një turne në Evropën Lindore dhe në Kakukaz. Par Armenisë ajo do të vizitojë Gjeorgjinë.
XS
SM
MD
LG