Ndërlidhjet

Bajden u takua me Allauin e Al Malikin



Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, është takuar në Bagdad me ish kryeministrin Ijad Allaui dhe me kryeministrin Nuri al Maliki. Grupimi i drejtuar nga Allaui doli i pari në zgjedhjet e 7 Marsit, po pa mundur të fitojë numrin e nevojshëm të vendeve në parlament që do t’i lejonin krijimin e qeverisë. Me dallim shumë të ngushtë, i dyti u rradhit koalicioni i kryeministrit aktual al Maliki.

Grupet politike në Irak nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për krijimin e qeverisë.

Bajden, gjatë ditës, festoi me trupat amerikane në Irak Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG