Ndërlidhjet

Poloni: Komorovski kryeson



Kandidati i koalicionit qeverisës, Bronisllav Komorovski, kryeson në garën presidenciale në Poloni. Pas numërimit të 80% të votave Komorovski kryeson me 51.3%. Rivali i tij nga opozita e djathtë, Jarosllav Kazçinski ka marrë 48.7% të votave.

Kazçinski gjatë mbrëmje së shkuar ka pranuar humbjen.

Zgjedhjet në Poloni u zhvilluan pas vdekjes së presidentit në një aksident ajror në Rusi në muajin prill. Rreth 90 zyrtarë të tjerë polakë humbën jetën në të njëjtin aksident.
XS
SM
MD
LG