Ndërlidhjet

Turqia kërcënon Izraelin



Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka tërhequr vërejtjen se vendi i tij do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, nëse ky i fundit nuk kërkon falje për incidentin me anijen turke.

Më 31 maj forcat izraelite ndërhyn ushtarakisht në anijen turke me ndihma humanitare dhe si pasojë e përleshjeve u vranë nëntë persona.

Pas incidentit Turqia tërhoqi ambasadorin nga Izraeli. Ky i fundit ka nisur një hetim për ngjarjen, por nuk ka pranuar hetim ndërkombëtar dhe ka theksuar se nuk do të kërkojë falje.
XS
SM
MD
LG