Ndërlidhjet

logo-print

Von Rompei nis turneun ballkanik



Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Von Rompei, ka filluar sot një turne në disa nga vendet e Ballkanit. Mëngjesin e sotëm është takuar me kryeministrin slloven e më pas do të udhëtojë drejt Kroacisë. Në Zagreb do të takohet me presidentin dhe kryeministren kroate.

Në mbrëmje Von Rompei do të takohet në Beograd me presidentin serb, Boris Tadiç.

Mëngjesin e së martës ai do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me presidentin Sejdiu e kryeministrin Thaçi si dhe drejtuesit e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG