Ndërlidhjet

Admirali Stavridis takohet me Sejdiun e Thaçin



Komandant Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë, admirali amerikan James Stavridis, viziton sot Kosovën. Ai në takime të ndara paradite takon presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçin.

Në një komunikatë për media të KFOR-it, thuhet se admirali Stavridis do të informohet mbi situatën aktuale nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral lejtnant Markus Bentler. Që të dy, pasdite do të mbajnë një konferencë të përbashkët për gazetarë në pjesen ushtarake të Aeroportit të Sllatinës.
XS
SM
MD
LG