Ndërlidhjet

Von Rompei: Ballkani Perëndimor, përparësi themelore



“E ardhmja evropiane e Ballkanit është kyçe për stabilitetin e rajonit dhe synimi ynë është që integrimi të vazhdojë në mënyrën më efikase të mundshme”, tha presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Von Rompei. “Ballkani Perëndimor është përparësi themelore për BE-në”, ka deklaruar Von Rompei në një intervistë për mediat kroate.

Presidenti i Bashkimit Evropian ka filluar sot një turne në disa nga vendet e Ballkanit. Mëngjesin e sotëm është takuar me kryeministrin slloven e më pas ka udhëtuar drejt Kroacisë. Në Zagreb takohet me presidentin dhe kryeministren kroate.

Në mbrëmje Von Rompei do të takohet në Beograd me presidentin serb, Boris Tadiç.

Mëngjesin e së martës ai do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me presidentin Sejdiu e kryeministrin Thaçi si dhe drejtuesit e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG