Ndërlidhjet

Kinë: Masa të gjëra sigurie në përvjetorin e përleshjeve


Forcat e sigurisë së Kinës janë shpërndarë në gjithë rajonin perëndimor, Ksinjian, me qëllim që ta parandalojnë dhunën eventuale në njëvjetorin e përleshjeve etnike ndërmjet ujgurëve dhe pjesëtarëve kinezë Han, nga të ciliat ishin vrarë 200 vetë dhe plagosur më se 1700 të tjerë.

Prania e forcave të sigurisë ishte e dukshme veçanërisht në Urumqi, që është kryeqytet i rajonit ujgur autonom, Ksinjian.

Ujgurët, që janë grup mysliman, janë ankuar se vendosja e kinezëve Han në hapësirë e ka kërcënuar kulturën e tyre.

Pekini i ka vlerësuar si “ndarëse” aspiratat e disa ujgurëve atje dhe ka ndërhyrë kundër çdo trazire.
XS
SM
MD
LG