Ndërlidhjet

Komorovski drejt presidencës polake

  • RFE /RL

Bronisllav Komorovski

Bronisllav Komorovski

Kandidati i koalicionit qeverisës, Bronisllav Komorovski, fitoi në garën presidenciale në Poloni. Rezultatet finale zyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve treguan se Bronislav Komorovski fitoi 53,01 për qind të votave, ndërsa rivali i tij, Jarosllav Kaçinksi, 46,99 për qind.


Bronisllav Komorovski ka premtuar se do të punojë në qetësimin e marrëdhënieve politike në vend.

“Dallimet janë pjesë e pandashme e demokracisë, por duhet të sigurohemi se ato nuk e pengojnë bashkëpunimin”, tha Komorovski, fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Poloni. Aktualisht ai është ushtrues i detyrës së presidentit dhe ishte kandidat i koalicionit qeverisës.

Rezultatet finale zyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Poloni, treguan se Bronislav Komorovski ka fituar 53,01 për qind të votave, ndërsa rivali i tij, Jarosllav Kaçinksi, 46,99 për qind. Kaçinski e pranoi humbjen në garën për president të Polonisë.

Zgjedhjet në Poloni u zhvilluan pas vdekjes së presidentit në një aksident ajror në Rusi, në muajin prill. Rreth 90 zyrtarë të tjerë polakë humbën jetën në të njëjtin aksident.


XS
SM
MD
LG