Ndërlidhjet

Gjeorgji: Hillari Klinton takohet me Saakashvilin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka arritur në Gjeorgji, në ndalesën e saj të fundit të turneut katërditësh, me ç’rast vizitoi Ukrainën, Poloninë, Azerbajxhanin dhe Armeninë.

Më vonë gjatë ditës, sekretarja Klinton, takohet me presidentit e Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili.

Pritet edhe takimi i saj me disa liderë opozitarë.

Gjatë vizitës në Azerbajxhan dhe Armeni, ajo kërkoi nga të dy vendet, që ta mbyllin mospajtimin e gjatë lidhur me rajonin Nagorno-Karabakh, duke thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë në arritjen e zgjidhjes së qëndrueshme paqësore.
XS
SM
MD
LG