Ndërlidhjet

Kosovë: Qeveria e dënon sulmin ndaj deputetit Miletiq


Qeveria e Kosovës e ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiq.

“Ky është sulm kriminal kundër një përfaqësuesi legjitim të qytetarëve të Kosovës, kundër votës së lirë, kundër progresit, që po arrihet së bashku”, thuhet, pos tjerash, në njoftimin nga qeveria e Kosovës.

Mëtutje, kërkohet që organet përgjegjëse t’i ndërmarrin të gjithë hapat e duhur, që sa më parë “kryerësit e këtij krimi të përgjigjen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”.

Me këtë rast, qeveria e Republikës së Kosovës edhe njëherë thekson përkushtimet e saj të fuqishme për “respektimin afirmativ të të drejateve të komuniteteve”, të garantuara me Kushtetutë dhe me ligje të Kosovës.
XS
SM
MD
LG