Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Sejdiu e dënoi sulmin kundër deputetit Miletiq


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ka dënuar ashpër sulmin me armë zjarri ndaj deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, Petar Miletiq.

Ky sulm vlerësohet si “një akt i shëmtuar kriminal, i drejtuar kundër paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe të ardhmes së përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin nga presidenca e Kosovës.

Mëtutje, presidenti Sejdiu, ka kërkuar “zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe vënien e fajtorëve para drejtësisë”.
XS
SM
MD
LG