Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Sulmi kundër Miletiqit synon pengimin e dialogut


Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, vlerësoi se sulmin e sotëm të armatosur kundër deputetit në Kuvendin e Kosovës, Petar Miletiq, e kanë nxitur ekstremistët, qëllim i të cilëve është frikësimi i qytetarëve dhe pengim i dialogut, me të cilin do të sigurohej paqe e vazhdueshme në Kosovë.

Nëpërmjet të një deklarate, ai ka kërkuar që “pjesëtarët e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, sa më shpejt t’i zbardhin sulmet kundër qytetarëve në Mitrovicën Veriore dhe kriminelët t’i dërgojnë para drejtësisë”.

Ministri Bogdanoviq ka theksuar se organizatat ndërkombëtare duhet ta kuptojnë se me imponim të vendimeve të njëanshme nuk mund ta ndryshojnë realitietin në Kosovë, veçanërisht, pasi, sipas tij, këto vendime janë të drejtuara kundër stabilitetit dhe paqes dhe kanë për qëllim frikësimin e popullatës serbe në Kosovë.

“I ftoj qyetarët që të mos provokohen dhe të mos përgjigjen ndaj dhunës, pasi dhuna u përgjigjet vetëm separatisëtve shqiptarë”, tha Goran Bogdanoviq.
XS
SM
MD
LG