Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Shqetësime për bazat ruse në Abhazi, Oseti Jugore


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha sot se Uashingtoni është “i palëkundur” në përkushtimin e tij për integritetin territorial të Gjeorgjisë.

Këto komente ajo i bëri në një konferencë për gazetarë në Tbilisi, pas takimit me presidentin, Mikheil Saakashvili.

Sekretarja Klinton tha, poashtu, se ajo është e shqetësuar për ndërtimin e bazave të përhershme ushtarake të Rusisë në Abhazi dhe në Osetinë Jugore, që janë dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë, që kanë mbështetje të madhe nga Moska.

Ajo theksoi se nuk do të pranohen sferat e ndikimit të Rusisë.

Vizita në Gjeorgji është ndalesa e fundit në kuadër të turneut katërditësh të zonjës Klinton, me ç’rast ajo vizitoi edhe Ukrainën, Poloninë, Azerbajxhanin dhe Armeninë.
XS
SM
MD
LG