Ndërlidhjet

Poloni: Komorovski fitoi në zgjedhjet presidenciale


Rezultatet finale zyrtare të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Poloni, treguan se Bronislav Komorovski ka fituar 53,01% të votave, ndërsa rivali i tij, Jarosllav Kaçinksi, 46,99%.

Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën për shkak të vdekjes së presidentit Leh Kaçinski, që ishte vëlla binjak me kandidatin, Jarosllav Kaçinski.

Ai vdiq në përplasjen e aeroplanit polak në Smolensk të Rusisë më 10 prill.

Zoti Komorovski është anëtar i Partsië së kryeministrit Donald Tusk, Platforma Qytetare, ndërsa Jarosllav Kaçinski ishte kandidat i opozitës.
XS
SM
MD
LG