Ndërlidhjet

Kosovë: Presidenti i BE-së arrinë në Prishtinë


Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompi, e viziton sot Kosovën, me ç’rast pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe me përfaqëeus ndërkombëtarë.

Vizita në Kosovë, bëhet në kuadër të turneut ballkanik të zotit Rompi.

Ai gjatë ditës së djeshme qëndroi në Beograd dhe u takua me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq.

Nga ky takim është njoftuar shkurtimisht se është biseduar për situatën aktuale në Kosovë, duke mos dhënë më tepër detaje.

Gjatë një deklarate të djeshme në Zagreb, Van Rompi, i ka dënuar incidentet në pjesën veriore të Kosovës.

Sa i përketë stabilitetit të rajonit, në dritën e incideneteve në Kosovë, të premten dhe të hënën, ai “ka bërë thirrje për dënimin e dhunës, duke kërkuar përmbajtje, qetësi, stabilitet dhe dialog”.
XS
SM
MD
LG