Ndërlidhjet

logo-print

Çeçeni: Një ushtar rus u vra dhe dy të tjerë u plagosën


Një ushtar rus është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur ngjatë natës në Çeçeni, kur sulmues të paidentifikuar hapën zjarr në njësinë e tyre, gjatë një operacioni të kërkimit.

Incidenti ndodhi në Vedensk, derisa ushtarët po lëviznin nëpër një hapërisë malore.

Ndërkaq, në Dagestan, sulmues të panjohur kanë hapur zjarr në konvojin e policisë në vendin Karabudakhket, duke plagosur një polic dhe vrarë një civil, i cili me veturën e tij ishte prapa konvojit.

Qeveria ruse pretendon se operacionet e saj të sigurisë në rajonet ruse të Kaukazit po arrijnë sukses, por ende ka sulme kundër trupave ruse dhe kundër zyrtarëve lokalë pro-rusë.
XS
SM
MD
LG