Ndërlidhjet

Parlamenti i Francës diskuton ligjin për veshjen islamike


Parlamenti i Francës diskuton sot ligjin që ndalon gratë nga mbajtja e ferexhes.

Përkrahësit e ligjit thonë se veshja e shamisë që mbulon fytyrën shkel idealet e sekularizimit të Francës si dhe paraqet kërcënim potencial për sigurinë.

Ndërkaq, kundërshtarët paralajmërojnë se ndalimi i ferexhes është i paligjshëm dhe kufizon liritë individuale.

Franca tashmë ndalon femrat myslimane nga mbulimi i kokës në institucionet arsimore.

Dhoma e ulët e Parlamentit do të votojë legjislacionin më 13 korrik. Po qe se aprovohet, ai do të dërgohet në Senat në muajin shtator.
XS
SM
MD
LG