Ndërlidhjet

Tadiq: Kosova, pengesë në raportet Serbi-Mali i Zi



Çështja e Kosovës mbetet një barrë në marrëdhëniet mes Serbisë e Malit të Zi, deklaroi presidenti serb, Boris Tadiq.

Duke folur për përcaktimin e vijës kufitare mes Podgoricës e Prishtinës, Tadiq theksoi se kjo mund të bëhet vetëm përmes bisedimeve me Beogradin.

Tadiq, për mediat malazeze, ka pohuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi ka krijuar “vështirësi dhe pengesa” në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Podgoricës.
XS
SM
MD
LG