Ndërlidhjet

Kosaçov: Skandali me spiunët s'do të ndikojë raportet SHBA-Rusi


Kryetari i Këshillit për Politikë të Jashtme në Dumën ruse, Konstantin Kosaçov, shprehu besimin se "skandali me spiunët" nuk do të ndikojë në marrëdhëniet SHBA-Rusi e as në ratifikimin e marrëveshjes së re për zvogëlimin e armatimit bërthamor START 3.

"Është e qartë se për kundërshtarët e ratifikimit në Senat, 'spiunët rusë' mund të shërbejnë si arsye për të prezantuar argumente të reja 'kundër', por përkrahësit do ta injorojnë këtë fakt“, tha Kosaçov për mediat ruse.

Sipas tij, shumica e deputetëve të Dhomës së Ulët të Parlamentit rus mbështesin ratifikimin.

Javën e kaluar, Zyra Federale e Hetimeve, FBI, ka arrestuar dhjetë persona, nën akuzat se kanë qenë agjentë sekretë të shërbimit rus të zbulimit. Qëllimi i të arrestuarve ishte depërtimi në qarqet e politikë-bërësve amerikanë.
XS
SM
MD
LG