Ndërlidhjet

Komorovski: Do të punoj për unifikimin e vendit


Presidenti i ri i Polonisë, Bronislav Komorvski, premtoi se do të punojë për unifikimin e vendit. Ai i bëri këto komente gjatë një ceremonie, në të cilën konfirmoi fitoren e tij në garën presidenciale.

Komorovski theksoi rëndësinë e mbështetjes që mori nga dy ish-presidentët polakë: Leh Valense dhe Aleksander Kvashnjevski, të cilët nuk i përkasin rrethit të tij politik.

"Këtë e konsideroj si detyrim të presidentit që të jetë mbi ndarjet ideologjike dhe politike", ka thënë Komorovski.

Rezultatet finale të raundit të dytë të zgjedhjeve treguan se kandidati i koalicionit qeverisës, Bronislav Komorovski, fitoi 53,01 për qind të votave, ndërsa rivali i tij, Jarosllav Kaçinksi, 46,99 për qind.
XS
SM
MD
LG