Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit diskuton për Mitrovicën



Në këto momente ka filluar takimi i Këshillit të Sigurimit, pjesë e të cilit është dhe seanca e jashtëzakonshme për gjendjen e sigurisë në Kosovë. Fillimisht u mbajt një sesion i mbyllur këshillimesh e më pas seanca do të jetë e hapur.

Takimi po mbahet me kërkesë të Serbisë, pas incidentit të së premtes në veri të Mitrovicës, ku u vra një person dhe u plagosën mbi 10 të tjerë. Po kështu pritet të disktohet dhe për plagosjen e djeshme të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiq.

Në takim marrin pjesë presidenti serb, Boris Tadiq, shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo. Në takim po merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i cili është prezantuar nga presidentja e radhës së KS-së, Nigeria, pa iu përmendur titulli përkatës.

Tadiçi në fjalimin e tij, që po mbahet në këto momente po kërkon nga KS-ja të dënojë sulmin e së premtes në Mitrovicë. Tadiçi po fajëson shpaljen e pavarësisë së Kosovës si arsyen bazë për incidentet e dhunshme në veri të Mitrovicës.
XS
SM
MD
LG