Ndërlidhjet

logo-print

Britania heton akuzat për torturë


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se Britania do të zhvillojë hetime mbi pretendimet se shërbimet e saj të sigurisë ishin në dijeni për torturimin e të dyshuarve për terrorizëm.

Kameron i tha Parlamentit se ka ardhur koha për Britaninë që t'i sqarojë akuzat.

"Sa më gjatë që këto pyetje mbeten pa përgjigje, aq më të mëdha bëhen njollat në reputacionin tonë, si një vend që beson në lirinë dhe të drejtat e njeriut“, ka thënë Kameron.

Disa britanikë me prejardhje pakistaneze kanë thënë se janë abuzuar gjatë paraburgimit në Pakistan, me dijeninë e autoriteteve britanike.

Kameron tha se shpreson që hetimet do të nisin para fundit të vitit.
XS
SM
MD
LG