Ndërlidhjet

Sarkozi hedh poshtë akuzat për keqpërdorim


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka hedhur poshtë akuzat se ka marrë 150 mijë euro donacion sekret gjatë fushatës presidenciale të 2007-ës.

Me javë të tëra, Sarkozi dhe Qeveria e tij kanë mbrojtur ministrin e Punës, Eric Woerth, i cili ka qenë i lidhur me akuzat për evazion fiskal të gruas më të pasur në Francë, Liliane Bettencourt.

Skandali, i cili tashmë ka destabiluzar qeverinë konservative të Sarkozit, sot ka marrë një kthesë të re.

Ish-kontabilisti i Liliane Bettencourtit u citua të ketë thënë se kjo e fundit dhe burri i saj i kanë ofruar Woerthit 150 mijë euro para të gatshme, për fushatën e Sarkozit në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG