Ndërlidhjet

logo-print

Oktapodi Paul: Spanja mposht Gjermaninë


Një krijesë nënujore, që njihet si orakulli i Botërorit 2010, ka parashikuar kombëtaren e Spanjës si fituese të gjysmëfinales kundrejt Gjermanisë.

Oktapodi Paul ka shokuar tifozët gjermanë, që besojnë në të, kur panë se zgjedhja e tij ishte kutia me flamurin e Spanjës.

Krijesa nënujore kishte parashikuar humbjen e Gjermanisë me Serbinë, fitoren me Anglinë dhe më pas me Argjentinën. Oktapodi është bërë i famshëm për parashikimet e tij që në Euro 2008.
XS
SM
MD
LG