Ndërlidhjet

Millan Ivanoviq lirohet nga akuzat


Një prokuror i EULEX-it ka anuluar procesin gjyqësor ndaj liderit të Këshillit Nacional Serb për veriun e Kosovës, Millan Ivanoviq.

“Rasti, që është hapur një vit më parë, është shfuqizuar pasi që nuk ka pasur prova të mjaftueshme. I tërë materiali i mundshëm dhe provat tjera janë ekzaminuar në mënyrë të hollësishme para se të merrej vendimi për të pezulluar hetimet”, i tha Radios Evropa e Lirë zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes.

Millan Ivanoviq akuzohej nga Prokuroria e EULEX-it për organizim dhe mbështetje të grupeve terroriste, nxitje të urrejtjes nacionale, racore e fetare, rrezikim të personelit të EULEX-it dhe pjesëmarrje në masën që kishte bërë vepra penale.

Akuzat kanë të bëjnë edhe me incidenet në veri, në vitin 2008, kur qenë djegur dy pikat doganore në Bërnjak dhe Jarinë.
XS
SM
MD
LG