Ndërlidhjet

Pentagoni mbron rregullat e reja për mediat



Pentagoni ka mbrojtur rregullat e reja që ka vendosur për komunikimin me mediat. Zëdhënësi i Pentagonit, Xhef Morrell, tha se ky institucion ruan të drejtën të miratojë apo të vërë veton ndaj disa intervistave. Ai shtoi se “nëse gjithçka bëhet mirë, rregullat e reja nuk do të ndihen”.

Sekretari amerikane i Mbrojtjes, Robert Gejts, ditë më parë dërgoi një memorandum sipas të cilit “paraprakisht intervistat apo ndonjë informacion tjetër për mediat dhe angazhimet publike, që ka ndikime në nivel kombëtar apo ndërkombëtar, duhet të marrin miratimin e të gjithë udhëheqësve të komponentes përkatëse”.

Memorandumi i Gejtsit vjen pas publikimit të intervistës së gjeneralit MekKristël në revistën Rolling Stone. MekKristël, që në atë kohë ishte komandanti i forcave në Afganistan, shprehte dyshime për disa zyrtarë të administratës.

MekKristël u largua nga detyra.
XS
SM
MD
LG