Ndërlidhjet

logo-print

Rritet bashkëpunimi ballkanik në transporte



Ministrat e transporteve dhe zyrtarë nga gjashtë vende të Evropës Juglindore kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, në të cilën theksohet nevoja për një rrjet transporti që t’i lidh këto vende me ato të BE-së.

Dokumenti u nënshkrua të martën nga përfaqësuesit e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë.
Deklarata i bën thirrje BE-së t’i japë përparësi dy nga tre korridoreve të mëdha ndërevropiane.

I pari, me një gjatësi prej 1600km, lidh Kjevin, kryeqytetin e Ukrainës, me portin italian të Venecias, me degë në dy porte kroate dhe një drejt kryeqytetit sllovak, Bratisllavë.

Korridori i dytë lidh portin e Durrësit me portin rumun të Konstancës në Detin e Zi. Lidhja e tretë kalon nga Salzburguu i Austrisë në portin grek të Selanikut.
XS
SM
MD
LG