Ndërlidhjet

Paris: Vazhdon debati për veshjen islamike



Parlamenti i Francës ka filluar debatin për legjislacionin që ndalon përdorimin në publik të veshjeve islamike, të cilat mbulojnë dhe fytyrën.
Ministrja e Drejtësisë, Mishel Aliot Mari, para deputetëve tha se kjo veshje është në kundërshtim me vlerat e Francës si shtet sekular. Ajo shtoi se jeta në Republikën e Francës bëhet “fytyrë hapur”.

Kritikët e legjislacionit thonë se ai shkel të drejtat bazë.

Franca ka një komunitet mysliman prej 5 milionësh, prej të cilëve rreth 2000 gra përdorin veshjen islamike që mbulon edhe fytyrën. Propozim-ligji pritet të votohet në parlament në 13 korrik derisa në muajin shtator do të diskutohet në Senat.
XS
SM
MD
LG