Ndërlidhjet

Hetime për “keqpërdorimet” e Sarkozit


Mediat franceze raportojnë se prokurorët në Paris kanë hapur hetime lidhur me dyshimet se gruaja më e pasur e vendit, Liliane Bettencourt, fshehurazi ka financuar fushatën zgjedhore të presidentit Nikolas Sarkozi.

Thuhet se Sarkozi ka marrë 150 mijë euro donacion sekret gjatë fushatës së 2007-ës, por presidenti francez i hedh poshtë akuzat.

Me javë të tëra, Sarkozi dhe Qeveria e tij kanë mbrojtur ministrin e Punës, Eric Woerth, i cili ka qenë i lidhur me akuzat për evazion fiskal të gruas më të pasur në Francë.

Ish-kontabilisti i Liliane Bettencourtit u citua të ketë thënë se kjo e fundit dhe burri i saj i kanë ofruar Woerthit 150 mijë euro para të gatshme, për fushatën e Sarkozit në 2007-ën.
XS
SM
MD
LG