Ndërlidhjet

Ukrainë: Të infektuarit me HIV protestojnë


Rreth 200 njerëz të infektuar me virusin HIV dhe aktivistë të luftës kundër AIDS-it kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë në Ukrainë.

Ata kundërshtuan vendimin e autoriteteve për të mbyllur klinikën ku trajtohen pacientët e prekur nga kjo sëmundje.

Klinika ndodhet në zonën që i përket manastirit të Kievit. Qeveria ka vendosur që nga toka e manastirit t'i heqë të gjitha objektet, veprimtaria e të cilave nuk është e lidhur me aktivitetet fetare.
XS
SM
MD
LG