Ndërlidhjet

logo-print

Netanjahu: S'ka parakushte për bisedimet për paqe


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se nuk duhet të ketë “parakushte” për të drejtuar bisedimet për paqe me palestinezët.

Duke folur për televizionin ABC, Netanjahu mohoi të thoshte nëse do të zgjatet ngrirja e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, gjë e cila duhet të skadojë në muajin shtator.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i cili dje takoi Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, u ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve për t'i rifilluar bisedimet kokë më kokë.

Palestinezët kanë ndërprerë bisedimet direkte me Izraelin, pasi ky i fundit filloi ofenzivën ushtarake në Rripin e Gazës, në fund të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG