Ndërlidhjet

Londër: Përkujtohen viktimat nga sulmet në metro


Viktimat që pësuan nga sulmet me bomba në metronë e Londrës, janë përkujtuar me ceremoni private. Pesë vjet më parë, sulmet ndaj trenave nëntokësorë dhe një autobusi lanë 52 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur.

Sulumesit vetëvrasës kishin shpërthyer mjetet e tyre brenda tre minutave në mëngjesin e 7 korrikut të vitit 2005.

Autoritetet qeveritare thanë se nuk do të ketë përkujtime zyratre, meqë kjo ishte kërkesë e të mbijetuarve dhe të familjeve të viktimave.

Megjithatë, kurora lulesh do të vendosen në memorialin e viktimave në Hyde Park, i cili u përurua një vit më parë.
XS
SM
MD
LG