Ndërlidhjet

Liberman: Në Iran mund të përdoret edhe forca


Senatori i Shteteve të Bashkuara, Xhozef Liberman, tha se nëse është e nevojshme, mund të përdoret edhe forca për të ndaluar Iranin nga prodhimi i armëve bërthamore. Për këtë, shtoi ai, ekziston një konsensus i gjerë edhe brenda Kongresit.

Duke folur në Jerusalem, Liberman tha se synimi për të ndaluar Iranin që të bëhet fuqi bërthamore do të realizohet “përmes sanksioneve diplomatike dhe ekonomike nëse është e mundur, por edhe përmes aksioneve ushtarake nëse është e nevojshme”.

Liberman po viziton Izraelin i shoqëruar nga senatorët Xhon MekKejn dhe Lindsi Graham.

Fuqitë perëndimore dyshojnë se Irani synon prodhimin e armëve bërthamore, akuza këto që hidhen poshtë nga ana e Teheranit zyrtar.
XS
SM
MD
LG