Ndërlidhjet

Sejdiu mbështet Agjencinë Anti-Korrupsion


Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka pritur sot shefin e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni.

Zyra e presidentit kosovar njoftoi se ky i fundit ka përgëzuar zotin Preteni për punën që po bën kjo agjenci. Sejdiu ka rikonfirmuar përkrahjen për hapat e mëtutjeshëm të agjencisë në luftën kundër korrupsionit.

Ai ka thënë se si president i vendit do ta mbështesë fuqishëm këtë luftë, në mënyrë që të hetohen të gjitha rastet e dyshuara.
XS
SM
MD
LG