Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania pranon dy të burgosur të Guantanamos


Gjermania do të pranojë dy të burgosur të Guantanamos – njëri nga Siria dhe tjetri nga territoret palestineze.

Ministri i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere, tha se të gjitha kërkesat e ardhshme të Shteteve të Bashkuara lidhur me këtë çështje, do të hidhen poshtë.

“Ne nuk do të pranojmë më terroristë. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të marrim tre njerëz. Ne kemi vendosur për dy, të cilët konsiderojmë se nuk paraqesin rrezik për shoqërinë. Për të tretin nuk kemi qenë të sigurt”, ka thënë Maiziere.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ishte kritike e zëshme e burgut në Guantanamo. Qeveria e saj një kohë të gjatë ka refuzuar kërkesat e Uashingtonit për të pranuar të bugrosur.
XS
SM
MD
LG