Ndërlidhjet

Fyle: Kosova mbetet prioritet i BE-së


Komisionari evropian, Shtefan Fyle, deklaroi sot në Strazburg se "Kosova edhe më tutje mbetet prioritet" i BE-së. Ai vlerësoi se është me rëndësi të madhe "opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Gjatë diskutimit për Kosovën dhe Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Fyla ka përkrahur propozim-rezolutën për Kosovën, për të cilën do të votohet nesër.

Rezoluta thotë se "do të mirërptej njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian".

Po ashtu thuhet se Parlamenti Evropian konsideron se Serbia duhet të verpojë në mënyrë pragmatike ndaj çështjes së statusit të Kosovës, edhe pse pohon se "njohja e Kosovës, tash për tash, nuk është një mundësi e pranueshme politike për udhëheqësinë në Beograd".

XS
SM
MD
LG