Ndërlidhjet

Polonia ekstradon agjentin izraelit në Gjermani


Gjykata në Poloni vendosi të ekstradojë në Gjermani agjentin izraelit, i cili dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e liderit të Hamasit në Dubai. Gjykatësi Tomasz Talkiewicz, pas seancës me dyer të mbyllura, tha se Uri Brodsky do t'u dorëzohet autoriteteve gjermane për "procedurat gjyqësore".

Brodsky dyshohet të ketë ndihmuar në nxjerrjen e një pasaporte gjermane, e cila është shfrytëzuar nga njëri anëtar i bandës, që besohet se qëndron pas vrasjes së Mahmud al-Mabhouhit në muajin janar.

Brodsky u arrestua në Poloni me një urdhër-arrest të lëshuar nga Gjermania, e cila po kërkon ekstradimin e tij.
XS
SM
MD
LG