Ndërlidhjet

Iran: Sanksionet mund të ngadalësojnë programin bërthamor


Kreu i Energjisë Atomike të Iranit, Ali Alkbar Salehi, tha se sanksionet e reja “mund të ngadalësojnë” ambiciet bërthamore të Teheranit.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA citon Salehin të ketë thënë se “nëse sanskionet kanë për qëllim parandalimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit, ato mund të ngadalësojnë punën, por nuk mund t'i ndalojnë aktivitetet".

Për herë të parë, një zyrtar i lartë iranian pranon ndikimin e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Më herët, autoritetet iraniane i kanë hedhur poshtë masat e OKB-së si "të pavlefshme".

Fuqitë perëndimore dyshojnë se Irani synon prodhimin e armëve bërthamore, akuza që Teherani i hedh poshtë.
XS
SM
MD
LG