Ndërlidhjet

Kampionati botëror: Spanja – Gjermania 1:0


Spanja u kualifikua në finale të Kampionatit botëror të futbollit, që po zhvillohet në Afrikën e Jugut, pas fitores kundër Gjermanisë me rezultat 1:0.

Në takimin e mbrëmshëm, Spanja shënoi gol në pjesën e dytë të lojës dhe këtë epërsi minimale e ruajti deri në fund të ndeshjes.

Në finale, të dielën, Spanja takohet me Holandën, ndërsa Gjermania e Uruguaji, të shtunën, ndeshen për vendin e tretë.
XS
SM
MD
LG